Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë, mbledhje të përbashkët

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 13:53 | Nga

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në vjeshtën e këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot në Tiranë.

“Ne sot ramë dakord për të zhvilluar mbledhjen e parë të dy qeverive tona në vjeshtën e këtij viti në Pogradec dhe ky do të jetë një zhvillim i ri sepse do të na krijojë mundësinë të qartësojmë sektorët e bashkëpunimit për realizimin e projekteve strategjike me fonde europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e kanë të gjithë potencialin për një aks të ri zhvillimor”, shkruan AlsatM.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov sot qëndron Shqipëri për vizitë zyrtare ku është pritur nga homologu i tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Pas takimit me Bushtain Dimitrov do të takohet me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ndërkohë është anuluar takimi me Kryeministrin Edi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme