Qeveria miraton masa emergjente, gjendja me rrymën mund të përkeqësohet

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 11:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa emergjente në lidhje me energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se furnizimi me energji mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë e ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në prezantimin e masave tha se të tjera shtesë mund të ndërmerren varësisht situatës.

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Evropën”.

“Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEDS, KOSTT, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të Komitetit Teknik Emergjent, siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”.

Të ngjashme