Qeveria mohon takimin e liderëve, Dimitrov takon ndaras kreun shtetëror dhe krerët partiak

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:46 | Nga

Edhe pse paraprakisht u njoftua se Kryeministri Zaev do të mbledhë sot krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, për ti njoftuar me negociatat e fundit për kontestin e emrit, nga qeveria mohojnë një takim të tillë.

Përfaqësuesit e lartë qeveritarë dhe partiakë, do të njoftohen në takime të ndara rreth negopciatave, nga minisrti i jashtëm Dimitrov.

Edhe shefi i diplomacisë greke, sot dhe nesër do të njoftojë liderët e partive greke, se për cfarë u bisedua në Vjenë me kryenegociatorin NImic dhe palën maqedonase.

Deri tani ka pasur vetëm një takim koorduinues të kreut më të lartë shtetëror e partiak reth bisedimeve për emrin, që u mbajt më 27 janar, e ku morën pjesë presidenti Ivanov dhe liderët e tre partive më të mëdha ai i LSDM-së Zaev, i VMRO-së Mickovski dhe i BDI-së Ali Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme