Qeveria ndan 87 milionë euro në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur mbledhjen e Qeverisë si më përmbajtjesoren që prej themelimit të saj.

“Në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahen 87 milionë euro për përkrahje për bizneset, në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Mjetet janë në dispozicion dhe Ministria e Financave do të procedojë me pagesa në ditët në vijim”.

“Është një ndihmë e jashtëzakonshme në këtë kohë të pandemisë. Pres që në pjesën e dytë të tetorit dhe fillim të nëntorit të ndahet edhe pjesa tjetër e fondit që ta përmbyllin vitin me 365 milionë euro që lëshojmë në ekonomi për biznese dhe familje”.

Hoti në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar destinimin e mjeteve të ndara.

“7.5 milionë ndahen për familjet që janë në asistencë sociale – shtesë përveç asistencës së marrin. Ministrisë së Bujqësisë i janë ndarë 12 milionë euro për dyfishimin të subvencioneve në bujqësi. Në fushën e ndërmarrësisë kemi ndarë një milionë euro”.

“Kemi ndarë edhe një milionë euro për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi. Në kulturë kemi ndarë 2.5 milionë euro që do të shkojnë për artistë. Një milion janë ndarë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Në Zyrën për Komunitete më herët kemi ndarë dy milionë dhe këtë herë edhe një milion. Kemi ndarë edhe një milionë për Agjencinë për Barazi Gjinore, me qëllim promovimin e punësimit të grave”.

Të ngjashme