Qeveria ndan mjete për ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Bujqësisë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ndarjen e mjeteve financiare për ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ndarja e mjeteve për ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet për pagesën e Specializantëve për muajin Korrik 2021.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”.

Ministri Murati  tha se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë marrë vendim ndarjen e mjeteve prej 5 milionë euro.

Të ngjashme