Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Qeveria ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar këtë pikë.

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme