Qeveria vendos masat e reja anti-Covid

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Kosovës, janë miratuar masat e reja anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Masat e reja:

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator.
Qarkullimi i qytetarëve në pikat kufitare. Tani të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë ,janë të obliguar të paraqesin në hyrje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë.
Gastronomia vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka quajtur të domosdoshme shtrëngimin e masave.

Vitia s’ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se një vendim të tillë e kanë marrë si “detyrim” për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Tani jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim masa kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të trendit të rritjes dhe më pastaj uljen e tij. Që të parandalojmë përhapjen e virusit te të rinjtë, jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme