Ekonomia Online
FUNDIT

Qindra gra përfituan nga programi “Gratë në energji”, Osmani: Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë

Qindra gra përfituan nga programi “Gratë në energji”, Osmani: Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë

Qindra gra nga Kosova kanë përfituar nga programi “Gratë në energji”, përmes një qasjeje inovative dhe të ndërthurur të bursave, punës praktike, si dhe granteve për bizneset e grave kosovare më sektorin e energjisë, raporton Ekonomia Online. Në ngjarjen përmbyllëse të programit “Gratë në energji”, të organizuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, e i […]

Qindra gra nga Kosova kanë përfituar nga programi “Gratë në energji”, përmes një qasjeje inovative dhe të ndërthurur të bursave, punës praktike, si dhe granteve për bizneset e grave kosovare më sektorin e energjisë, raporton Ekonomia Online.

Në ngjarjen përmbyllëse të programit “Gratë në energji”, të organizuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, e i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka implementuar një program 5 vjeçar dedikuar zvogëlimit të hendekut të madh gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë, si dhe plotësimit të nevojave energjetike të bizneseve në pronësi të grave në vend.

E pranishme në këtë ceremoni, ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se Kosova ka nevojë për profesionistë të sektorit të energjisë, pasi vendi po përballet me sfida energjetike.

Osmani tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë, ende është e ulët, prandaj nevojitet një fuqizim edhe më i madh i grave në këtë sektor.

Zëvendësambasadori amerikan në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, tha se programi ka qenë efektiv dhe ka ndihmuar Kosovën të marrë veprime fillestare në sektorin e energjisë në pronësi të grave.

zëvendëspresidente e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Uashington, Alicia Phillips-Mandaville, tha se pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë është më e ulëta në botë. Ajo theksoi se programi ka një inspirim për gratë që të bëhen lidere në sektorin e energjisë.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Diella Shabani, ish-studente e Programit të Bursave në kuadër të Programit “Gratë në Energji”. 26 gra janë diplomuar dhe përfitues të bursave për energji.

Të ngjashme