Qindra qytetarë protestojnë për vrasjen e 21-vjeçares nga Ferizaj

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 18:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë për vrasjes e 21-vjeçares nga Ferizaj, Erona Cokli, raporton Ekonomia Online.

Në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, qytetarët i janë bashkuar marshit në fjalë me parullat “Poshtë sistemi patriarkal” dhe “Liri dhe siguri për gratë”.

Protesta ka nisur në orën 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ky shesh, protestuesit kanë vazhduar te Ministria e Drejtësisë e te stacioni i Policisë “Qendra” në Prishtinë, ku kanë hedhur bombola tymosëse.

I dyshuari për rastin për rastin në fjalë është ish-bashkëshorti i të ndjerës, i cili e kishte qëlluar me armë të premten e javës së kaluar para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I njëjti ka shtënë me armë edhe drejt vëllait të së ndjerës i cili ka pësuar vetëm plagosje.

Të ngjashme