QKMF-ja në Prishtinë përfiton mjete për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 16:23 | Nga

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u zhvillua takimi mes drejtorit të Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, drejtoreshës së Shëndetësisë në Mitrovicë, Vlora Haxhimehmedi, si dhe drejtorët e QKMF-ve të të dy komunave.

Në këtë takim u diskutua për punët dhe sfidat që përballen këto drejtori, si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këto komuna.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, njoftoi edhe për donacionin nga bashkatdhetarët në Norvegji me pajisje të ndryshme mjekësore. Me këtë rast, një pjesë të pajisjeve për lehtësimin e lëvizjes për personat me nevoja të veçanta dhe personave të moshuar, iu dhurua QKMF-së së Komunës së Prishtinës.

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës shprehën falënderimin për këtë donacion që do të ndihmojë shumë këto kategori, si dhe do t’ia lehtësojë punën institucioneve shëndetësore të Komunës. Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në të ardhmen në kuadër të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e këtyre komunave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme