QKUK: Bajram Rexhepi është vënë në sedacion

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 16:00 | Nga

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, po vazhdon të mjekohet në Kujdesin Intensiv të QKUK-së.

“Rexhepi është në kujdes intensiv, 24 orë nga stafi shëndetësor”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, raporton rtklive.com.

Por, ndonëse Fazliu as nuk ka komentuar detaje në lidhje me gjendjen e Rexhepit e as format e mjekimit të tij, zyrtarë në Mjekimin Intensiv kanë thënë se Rexhepi është vënë në sedacion (komë artificiale) dhe mjekët po përcjellin vazhdimisht gjendjen e tij.

“Pas pak ditësh mjekët do të provojnë rizgjimin. Mirëpo, kjo varet prej gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë një mjek në kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme