Një punëtor sot ka rënë nga një lartësi gjatë punës për ndërtimin e një çerdhje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Pas këtij aksidenti ai është transferuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për të marrë trajtimin mjekësor.
Doktoresha Nerxhivane Halimi, ka folur për Klan Kosovën.
Në prononcimin e saj ajo ka konfirmuar se gjendja e punëtorit pas marrjës së mjekimit fillestar është stabile.
“Gjendja e tij është stabile, besoj se do të përmirësohet. Gjendja e tij klinike është e mirë. Ka lëndime në gjoks dhe këmbë. Për momentin kaq mund të them. Nuk është në rrezik për jetë.”