Puna në sallat e operacionit në QKUK po zhvillohet sipas programit operativ të paraparë nga klinikat kirurgjike.
Zyra për medie SHSKUK njofton se Barnatorja Qendrore është furnizuar me 7000 copë ampula Fentanyl 50mcg/ml; 2ml dhe menjëherë janë distribuar në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intenziv Qendror.
Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë konfirmon që rastet të cilat kanë qenë në program janë kryer sipas planit të paraparë dhe puna po zhvillohet normalisht në klinika.