Qorolli: Vendimi që pritet është i paimplementueshëm

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Vigan Qorolli ka thënë se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ai i paralajmëruar, atëherë ai do të jetë i paimplementueshëm.

Në emisionin “Desku”, Qorolli ka thënë se së pari do të duhej të deklarohej që dekreti presidencial është jokushtetues.

“Besoj që vendimi do të jetë i paimplementueshëm, pasi së pari ai do të duhej të deklaronte që dekreti presidencial numër 24\2020 i presidentit për nominimin e Abdullah Hotit është jokushtetues. Kjo duhet të jetë fjalia kryesore në dispozitivin e aktgjykimit dhe më pastaj nga kjo të rrjedh çdo varietet i mundësive të cilat arsyetimi i gjykatës mund të qoi drejt krijimit të një force tjetër qeveritare”, ka thënë Qorolli, njohës i zhvillimeve politike në vend.

nuk mund të jetë jashtë logjikës ose ndërlidhshmërisë me aktgjykimin e para gjashtë vjetëve, të vitit 2014, i cili me këtë kushtetutë nuk mund ta ndërroi narracionin, por mund ta ndërroi precedentin. Nëse dekreti shpallet jokushtetues dhe tani lejimi i një afati kohor për partinë e parë të cilën aktgjykimi i kësaj gjykate më 2014 thoshte se pa fituesin relativ nuk mund të bëhet, i bie që gjykata do të duhej ta riinterpretonte shumicën relative dhe shumicën absolute dhe qëllimin e zgjedhjeve për të cilat po themi sovrani voton për parlamentin meqë populli i Kosovës voton vetëm për parlamentin dhe nga parlamenti buron çdo pushtet tjetër, edhe presidenti edhe qeveria, por edhe anëtarët e gjykatës kushtetuese vet”, ka theksuar Qorolli.

Të ngjashme