QUINT-i dhe BE-ja të shqetësuara me vendimin e MINT-it: Presim proces të drejtë ligjor

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shtetet e Bashkuara (të njohura si Quint), në një deklaratë të përbashkët me Bashkimi Evropian, kanë reaguar pas vendimit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për heqjen e licencës së biznesit për televizionin Klan Kosova.

Quinti dhe BE-ja shprehin shqetësimin e tyre të thellë me vendimin e sotëm që konfirmon pezullimin e certifikatës së biznesit të biznesit të Klan Kosovës.

Në reagim thuhet se shtetet e QUINT-it janë të shqetësuara se heqja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional, që do të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë.

“Revokimi i licencës së çdo medie është një hap domethënës që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces ligjor të drejtë dhe transparent për zgjidhjen e situatës”, thuhet në reagimin, të cilin e ka shpërndarë Ambasada e SHBA-së.

Të ngjashme