Quni i përgjigjet Serbisë: FSK-ja ka partnere SHBA-në, ju Rusinë

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja nuk është kërcënim të sigurisë në rajon, por kontribuues i paqes.

Ai ka thënë se deklarimet e Serbisë, se ndihet e kërcënuar nga blerja e mjeteve ushtarake të FSK-së, janë pretekst në kuadër të propagandës së tyre, raporton Ekonomia Online.

Quni është shprehur se ardhja e kontingjentit të fundit për FSK-në, është në kuadër të përmbushjeve të kapaciteteve  të saj, dhe assesi për të kërcënuar dikë.

Sipas tij, Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt, dhe është Serbia ajo që ende ka pretendime ndaj Kosovës.

“Ne nuk jemi kërcënim për rajonin, por përkundrazi jemi kontribuues të paqes”.

“Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt ndërsa, Serbia ende në Kushtetutën e vet Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë. Këto janë fakte të mjaftueshme që tregojnë se ne nuk jemi faktor destabilizues”, ka thënë Quni para gazetarëve.

Ministri i FSK-së, ka thënë FSK ka për partnerë SHBA-në, ndërsa Serbia Rusinë.

“FSK ka partnere SHBA-në ndërsa Serbia, Rusinë. Pra jemi në pozicione diametralisht të kundërta”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për të vlerësuar çdo kërcënim që vjen për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Të ngjashme