Qytetarët e Gllamnikut në Podujevë zotohen për tubim me numër të madh banorësh, shkak mungesa e një rreth-rrotullimi që po shkakton aksidente

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 18:43 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth orës 15:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, është mbajtur një tubim me disa qytetarë të Gllamnikut, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të mungesës së një rreth-rrotullimi që po shkakton aksidente të shumta.

Osman Bahtiri, Përfaqësues i Fshatit Gllamnik në Komunën e Podujevës, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se arsyeja e tubimit sot ka qenë për shkak të aksidenteve të shumta të cilat po ndodhin si mungesë e një rreth-rrotullimi.

Tutje ai, shtoi për EO se të dielën e ardhshme në ora 15:00, do të mblidhen me një protestë me numër më të madh, për ta bllokuar një pjesë të autostradës.

“Kemi parapa me këshillin grevist, javën e ardhshme në ora 15:00 të tubohemi në qendrën e fshatit, do të bëhet edhe mbyllja e një pjese të autostradës me qëllim me marr ndonjë veprim organet e pushtetit vendor dhe lokal”, tha Bahtiri për EO.

I njëjti, deklaroi se kanë pasur bisedime me kryetarin e Podujevës, por që nuk kanë marrë ndonjë iniciativë nga ana e tyre deri më tani në rregullimin e problemit.

Të ngjashme