Qytetarët e pakënaqur me shërbimet komunale – Mbi 68% s’janë në dijeni për dëgjimet publike

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 10:57 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka lansuar raportin me temën “Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal”. Të gjeturat tregojnë për nivel të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal, si dhe në kontakte të pakta me komunën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qeverisja e mirë nuk ka të bëjë me marrjen e vendimeve “korrekte”, por për procesin më të mirë të mundshëm për marrjen e këtyre vendimeve.

Sipas Institutit, qeverisja e mirë nuk është e lidhur vetëm me përformancën e institucioneve, por edhe me kontributin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e marrjes dhe zbatimit të vendimeve.

Drejtoresha ekzekutive e D4D-së, Rrezarta Krasniqi, tha se në këtë raport janë pyetur mbi 1 mijë rezident.

Sipas saj, nga të gjeturat del se niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel komunal nuk është i kënaqshëm, pasi rreth 2/3 e të anketuarave kanë deklaruar se nuk janë të përfshirë në asnjë formë.

“Është analiza e treta e llojit të vetë, janë anketuar 1, 065 respodentë. Të gjeturat e hulumtimit të opinionit publik tregojnë për nivel të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal, si dhe në kontakte të pakta me komunën e tyre. Po ashtu, niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel komunal nuk është i kënaqshëm, pasi rreth 2/3 e të anketuarave kanë deklaruar se nuk janë të përfshirë në asnjë formë”.

“Se sa ka qenë kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal është se të kënaqur apo shumë të kënaqur me shërbimet që kanë pranuar nga zyrtarët komunal janë shprehur 44.2 për qind e të anketuarve. Ndërsa të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur janë deklaruar 17.3 për qind e të anketuarve në nivel vendi. Nga analizimi gjinor i rezultateve vërejmë që nuk ka dallime të mëdha në përgjigje sa i përket kënaqshmërisë me shërbimet që kanë pranuar nga zyrtarët komunal”, tha ajo.

E menaxheri i projektit në D4D, Allen Meta, tha se nga analizat e bëra, shihet se pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje komunale nuk është e kënaqshme dhe është mjaftë e ulët.

Ai tha në ato vende ku nuk marrin pjesë qytetarët në vendimmarrja, sipas tij demokracia është e ulët.

“Pse është e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve, nga rezultate është parë që pjesëmarrja e qytetarëve nuk është e kënaqshme. Në atë vend ku nuk marrin pjesë qytetarët ajo demokraci nuk është e plotë. Hezitimi dhe mos besimi nga ana e qytetarëve është ajo që e kemi vërejtur nga kjo analizë. Nga dëgjimet publike që kanë marr pjesë qytetarët, kërkesat e tyre nuk janë marr parasysh dhe për këtë arsye ata kanë humbur besimin dhe hezitojnë që të marrin pjesë në dëgjime publike”, tha Meta.

“Kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal është se 5, 7 për qind e tyre kanë qenë shumë të kënaqur, 38, 5 për qind i/e kënaqur, 37, 6 për qind nuk kanë pasur kontakt për 6 muajt e fundit. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrja komunale qytetarët janë përgjigjur se të përfshirë kanë qenë 33,4 për qind, të pa përfshirë 38,5 për qind e kështu më radhë”, tha tutje Meta.

“Vlerësimi mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet publike në gjashtë muajt e fundit, 68, 4 për qind e qytetarëve asnjëherë nuk kanë qenë në dijeni për mbajtjen e tyre, një gjë shqetësuese është se 27, 1 për qind e qytetarëve nuk kanë marr pjesë as njëherë përkundër që kanë qenë në dijeni për mbajtjen e tyre. Rekomandojmë që janë disa pika që komunat duhet të ndryshojnë. Në rekomandojmë që të bëhet rritja e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve. E kemi edhe pjesën e rekomandimeve për mbajtjen e takimeve individuale si dhe takimeve online”, tha ai.

Të ngjashme