Qyteti utopik Auroville në Indi shënon 51-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Qyteti utopik Auroville në jug të Indisë përgatitet për të shënuar 51-vjetorin të këtij eksperimenti ndërkombëtar të bashkëjeteses dhe mirëqenies utopike të komuniteteve.

Qyteti utopik i së ardhmes, Auroville shtrihet në një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë dhe ka një popullsi prej 3.000 banorësh, që vijnë nga 55 shtete nga të gjitha kontinentet.

Më të numërt, sipas shkrimit që e transmeton AA, janë indianët, gjermanët, francezët dhe italianët, por fakti se janë më në numër nuk do të thotë shumë, pasi që të gjithë fillimisht prezantohen si banorë të Aurovilles.

Qyteti është paramenduar të jetë si një bashkësi e paqes, harmonisë dhe mirëqenies në të cilin njerëzit nuk ndahen në baza racore, kombëtare dhe përkatësisë fetare.

Gjithashtu i njohur si City of Dawn (Qyteti i Agimit), Auroville ndodhet në jug të Indisë në afërsi të rajonit Pondicherry, dhe merr formën e poligonit 11 anësor në qendrën gjeometrike të së cilës është e vendosur një sferë e madhe prej ari Matrimandir, si një top golfi.

Auroville u themelua në vitin 1968 nga francezja Mirra Alfas si një qytet i së ardhmes, një vend ku njerëzit mund të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni. Ky ishte një lloj i eksperimentit unikal në botë me mbështetjen e plotë të qeverisë indiane dhe sot gëzon një shkallë të lartë të autonomisë në Indi.

Alfas, vendase e Aurovilles, e njohur si “Nëna”, u frymëzua nga mësimet e mësuesit të saj të jogës dhe filozofit Sri Aurobindo.

Thuhet se ajo ka dëgjuar përshkrimet për një komunitet që zbukurohet nga uniteti dhe harmonia mes njerëzve. Në Alfasinim vizion janë karvanet e njerëzve që u dyndën nga të gjitha drejtimet në qytet në qendër të të cilit ndodhet një sferë e artë e cila mbledh energjinë e kosmosit dhe përfaqëson shpirtin e komunitetit, i cili është një vend ideal për meditim.

Në hapje të qytetit gjysmë shekulli më parë morën pjesë të rinj nga 124 shtete dhe të gjithë sollën mostrat nga tokat e tyre, të cilat më vonë u vendosën në parkun e rregulluar të qytetit.

Qyteti u themelua në një pjesëz të shkretëtirës. Auroville tani është e një zonë e gjelbëruar, zonë e cila nga dita e parë ishte nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Qyteti përbëhet nga katër zona, industriale, ndërkombëtare, kulturore dhe zona e banimit. Komuniteti është i organizuar me vetëmenaxhim dhe nuk ka qeveri zyrtare apo para.

Festimin e ditëlindjes së 51-të Auroville do ta shënojë më 28 shkurt ndërsa ngjarja qendrore do të organizohet në amfiteatrin në Matrimandir.

“Gjatë festës dy-javore do të organizojë disa ngjarje, ekspozita, festivale, kampe të artit dhe koncerte”, tha për AA banor i Aurovilles, Divya, i cili punon në portalin e qytetit.

Vendasit e Aurovilles përdorin vetëm emrat e tyre ndërsa mbiemrat nuk i përdorin, sepse nuk duan të vlerësohen sipas origjinës, por në bazë të punës që bën çdo individ. Mjetet kryesore të transportit janë biçikleta dhe motoçikleta ndërkaq përdorimi i makinave është e ndaluar.

Gilles punon në arkivin e qytetit ndërsa për AA tha se objektivi kryesor është vendosja e paqes dhe harmonisë.

“Është e qartë se është e vështirë që idealet të kthehen në realitet, por vendasit e Aurovilles shkojnë në atë drejtim. Sigurisht ka njerëz që thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, por komuniteti ynë reflekton harmoni me vendet fqinje”, tha Gilles.

Aktivisti i qytetit Helmut tha se të gjithë vizitorët janë të mirëseardhur në Auroville, por qëllimi i qytetit nuk është të bëhet një atraksion turistik.

Duke theksuar se ky vend në vit vizitohet mesatarisht nga rreth një milion njerëz, Helmut tha se qyteti është ndërtuar dhe projektuar për një jetë të rehatshme për rreth 50 mijë banorë.

Statutin e qytetit e ka shkruar “Nëna” dhe aty theksohet se Auroville nuk i përket asnjë individi e asnjë grupi, por i përket njerëzimit si i tillë.

Gjatë viteve të fundit, imazhin idealist të Aurovilles e kanë dëmtuar raportet e mediave për korrupsion, ngacmim seksual dhe grabitje. Vendasit hedhin poshtë këto akuza dhe thonë se për të gjitha punët e këqija përgjegjës janë njerëzit që nuk janë banorë të përhershëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme