Babai i yllit të Arsenalit, Granit Xhaka – Ragipi, e ka arsyetuar vendimin e djalit të tij që të mos luajë për Kosovën. Ai, gjithashtu, ka folur edhe për ofendimet ndaj Granitit.
Ai ka theksuar që ofendimet e tilla janë të papranueshme, pasi Graniti nuk e ka fajin që nuk do të luajë për Kosovën, pasi sipas tij kjo pamundësohet nga FIFA.
“Është e vërtetë që kam thënë se dy djemtë e mi do luajnë për Kosovën, por është deklaruar e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që thonë se Graniti është tradhtar të tillë janë vetë”, u shpreh Ragip Xhaka për Koha Ditore.
Sipas Ragip Xhakës nëse kërkesa e Granitit do refuzohej nga FIFA që të luante për Kosovën, atij do t’i mbyllej dera edhe nga Zvicra.