Rahoveci bëhet me 50 ulëse shtesë në të gjitha lagjet e qytetit

Rahovec | 24 Gus 2017 | 09:51 | Nga

Investimet nga Buxheti Komunal i Rahovecit, janë duke vazhduar në realizimin e projektit “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”, ky projekt është duke u realizuar përmes drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Në kuadër të këtij projekti, janë vendosur ulëse në të gjitha lagjet e qytetit të Rahovecit dhe vendet më të frekuentuara nga ana e qytetarëve, njofton Komuna e Rahovecit.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit thotë se realizimi i këtij projekt ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve. Pas pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave janë identifikuar vendet, ku duhet të vendosën ulëset dhe krijimi hapësirave të reja gjelbëruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme