Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nënshkruar urdhëresat me të cilat ka urdhëruar zyrën e prokurimit, që të shpall tenderin për projektet: “Ndërtimi i rreth rrotullimit të Rrasat dhe Rija në qytetin e Rahovecit” dhe “Zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore-Rahovec rrjeti primar”.
Bazuar në pikën tre të urdhëresës së parë, për zbatimi i kësaj urdhërese do të përkujdeset zyra e prokurimit , Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Ndërsa pika tre e urdhëresës së dytë thotë se zbatimi i urdhëresës do të përkujdeset zyra e prokurimit dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.