Rama: Ballkani i Hapur garanton liritë që janë jetike për zgjidhjen e konflikteve në Europë

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani i Hapur garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në kontinentin tonë.

Në fjalën e tij në Samiti Rajonal i Transportit, kryeministri theksoi edhe një herë mbështetjen e tij për këtë nismë, në të cilën deri tani janë përfshirë vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova jo.

“Është një ditë që nis këtu sot me transportin, sigurinë e rrugëve, qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon më pas për mua në Ohër me një tjetër samit të Ballkanit të Hapur, në funksion të ecjes sa më shpejt drejt realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, të kapitaleve, të shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt në këtë rajon të katër lirive të Bashkimit Europian. Këto 4 liri të lëvizjes së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor janë pas asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe për zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Europës është jetike”, tha Rama në fjalën e tij.

Të ngjashme