Rama dhe Basha i nisin “aktivitetet” herët në mëngjes

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Aktiviteti në rrjetet sociale të liderëve politikë ka nisur që herët në mëngjes. Megjithatë, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të komunikuar me qytetarët.

Rama e ka nisur ditën me disa fjalë të filozofit dhe shkrimtarit Albert Kamy që ai i quan “fjalë të shenjta”.

“Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdesë të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes”.

Ndërsa, Basha ka preferuar të postojë disa foto nga takimi që ka zhvilluar me Paul McCarthy, drejtor i ‘IRI Global’ për Evropën.

“Takim shumë i frytshëm me Paul McCarthy, Drejtor i IRI Global për Europën me të cilin folëm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern”./ TCh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme