Rama: Do ta ndriçojmë kryeqytetin në çdo cep

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nga sot fillon projekti për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik.

Rama përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt përfshin më shumë se 100 rrugë, që nuk kanë pasur asnjëherë ndriçim.

Njoftimi i plotë:

Po e ndriçojmë #kryeqytetin në çdo cep!

Sot fillon projekti për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, pas një neglizhimi për një kohë shumë të gjatë.

Projekti, i ndarë në 4 llote, ka përfshirë më shumë se 100 rrugë – të cilat nuk kanë pasur asnjëherë ndriçim.

Falë punës fantastike të ekipit, #Prishtina në një frymë krejtësisht të re – ndriçim publik efikas e rrugë të sigurta për qytetarët

Vazhdojmë

Të ngjashme