Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës.
Rama shkruan se “projekti është kry, procedurat janë drejt fundit dhe shumë shpejt nisin punimet”.
“Ky nuk është veç projekt është monument i kujtesës sonë shtetërore dhe i vizionit të Presidentit historik që e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë”, shprehet Rama.
Ai tutje thekson se “kjo vepër ka me mbetë përgjithmonë simbol i respektit për Ibrahim Rugovën dhe trashëgiminë që la, një vend ku historia, dija dhe krenaria jonë kombëtare takohen në zemër të Dardanisë Antike”.