Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve

Prishtinë | 20 Dhj 2024 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë sot do të mbajnë seancë të përbashkët, raporton Ekonomia Online.

Por, para kësaj mbledhje një takim pritës është zhvilluar në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Nikoqir i takimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kjo mbledhje do të nisë me fjalën e dy kryeparlamentareve, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, si dhe më pas pritet që edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të marrin fjalën.

Të ngjashme