Rama falënderon punëtorët e terrenit: Sot po punohet në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur ditën duke shprehur mirënjohje për punëtorët që angazhohen çdo ditë në terren për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Rama ka bërë të ditur se sot po zhvillohen punime në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”.

“Mirëmëngjesi. Sot du me nisë ditën me një faleminderit të madh për punëtorët. Janë këta njerëz që i gjejmë çdo ditë në terren, tu punu që Kryeqyteti të jetë pak më i mirë për secilin prej nesh”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur respekt për të gjithë punëtorët që janë të angazhuar në punët infrastrukturore në Prishtinë.

“Respekt për secilin prej jush që punon për Prishtinën tonë”, ka përfunduar Rama.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi☀️

Sot du me nisë ditën me një faleminderit të madh për punëtorët. Janë këta njerëz që i gjejmë çdo ditë në terren, tu punu që Kryeqyteti të jetë pak më i mirë për secilin prej nesh.

Sot po punohet në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Respekt për secilin prej jush që punon për Prishtinën tonë. 🙏

Të ngjashme