Rama, gazetarëve: Ju flisni përçart, ju jeni të pashkollë (Video)

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 14:21 | Nga

“Ju flsini përçart, ju jeni të pashkollë. Unë ju përgjigjem ju si ma do e bardha zemër. Shihni si pyesni? Pyetje është kjo? Po kjo është një idiotësi”.

Këto janë të gjitha shprehje të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka dalë nga salla e parlamentit është ndalur përpara gazetarëve për të dhënë prononcim dhe është përpjekur t’i injorojë ata, shkruan Opinion.al.

Pjesë nga deklarata e kryeminsitrit Rama:

Jam këtu për tu marrë me ju se jeni pjesë e problemit. Jeni të pashkolluar. Ikni lexoni.

Ata kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës.

Ju jeni per t’u qare hallin dhe une ju pergjigjem si ma do e bardha zemer.

Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë tu thotë se jeni pjesë e një kazani të madh.

Jam këtu për tu marrë me ju dhe tu them që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi. Është e drejta jotë që ti të vazhdosh mos të ndryshosh së bëri budallain.

ERTV Live?: Prononcim për mediat dhe mbi mediat, pas përfundimit të seancës së Kuvendit

Posted by Edi Rama on Wednesday, October 25, 2017

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme