Rama: Kosova duhet ta ketë forcën e vet të armatosur

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 08:09 | Nga

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka bërë me dije se qëndrimi i çdo zyrtari të huaj që viziton Prishtinën është që Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura siç do shtet tjetër.
Në këtë intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se transformimi i FSK-së do të ndodhë shumë shpejt.

Se si do të arrihet deri te ky qëllim. Rama ka thënë se kjo është në duart e politikes. Ai ka deklaruar se FSK-ja është gati për transformonin dhe po e pret vendimin politik.

“ Si komandant i FSK’së mund të them se në aspektin profesional në jemi gati”, ka thënë Rama.

Ai ka ftuar edhe deputetët e komunitet serb të shkojnë tek elektorati i tyre dhe të shohin se sa ka punuar FSK-ja për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme