Rama ndan pamje nga shkolla e re në Kamëz: Do të mirëpresë 520 nxënës në kushte dinjitoze

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë këtë të diel në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Sulejman Elezi” në Kamëz, e cila pritet të hapë dyert në sezonin e ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se shkolla do të mirëpresë 520 nxënës në kushte dinjitoze, duke e cilësuar atë si një tjetër investim në infrastrukturën arsimore, raporton rtsh.al.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të re,‘Sulejman Elezi’ në Kamëz, e cila në sezonin e ri shkollor do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri krahas fotove.

Të ngjashme