Rama: Ngërçi Bullgari-Maqedoni pengesë për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Ramam gjatë vizitës së tij në Bullgari ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev.

Kreu i qeverisë shqiptare në një postim në mediat sociale, bën me dije se me Presidentin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, por dhe për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ramës ky problem mes dy vendeve pengon dhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë.

“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, ka shkruar Rama, transmeton tvklan.

Të ngjashme