Rama njofton se fëmijët tash mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Përmes rrjetit social Facebook, Rama shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirë mëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme