Rama pas shkarkimit të Musliut: Qytetarët na kanë zgjedhur për punë, jo për zvarritje të proceseve

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Rama deklaroi se kishte pritur shumë për zgjidhjen e problemeve me mbeturinat në kryeqytet, por sipas tij drejtori Musliu nuk e kishte kryer punën.

“Rezultatet nuk kanë qenë në pritshmëritë e mija në dikasteret e ndryshme në këtë rast të shërbimeve publike, çështja e mbeturinave është diskutuar vazhdimisht, kam vendosur shumë data për zgjidhjen e këtij problemi por nuk është zgjedhur”, theksoi Rama.

Kryetari Rama thotë se të gjitha mundësitë kanë qenë të zgjidhet ky problem.

“Qytetarët na kanë zgjedhë me ky punë e jo me pasë zvarritje të proceseve”, u shpreh Rama.

“Nuk kam pasur mundësi tjetër përveç me e ndërru drejtorin për arsye të pamundësisë për me zgjidhë problemin e mbeturinave. Kam bërë presion të zgjidhet ky problem, të gjitha mundësitë i kemi dhënë me subvencione”, deklaroi Rama në ATV.

Të ngjashme