Rama për forcat e shpëtimit: Mirënjohje për heronjtë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë me publikon një moment kur shpëtohet një person nga gërmadhat.

Ai ka shprehur mirënjohjen për forcat e shpëtimit, që i quan heronj.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Ramës:

“Mirënjohje për heronjtë e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shëmbëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…”

MIRËNJOHJE PËR HERONJTË e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 26. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme