Rama prezanton unazën e re të Tiranës

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 09:52 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë me pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit.

Sipas Ramës, kjo urë lidhë Njësinë 5 me Kombinatin, si dhe lehtëson trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan.

“Punimet e kryera me standardet më të mira evropiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, ka shkruar ai në facebook.

MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje ?

Posted by Edi Rama on Friday, September 8, 2017

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme