Rama pritet nga Mbreti Felipe VI në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes “World Law Congress Albania 2027”

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot u prit në Madrid nga Mbreti Felipe VI.

Kjo pritje u bë për nder të Shqipërisë, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth tre mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botë, transmeton klankosova.tv.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botë”, shkroi Rama në Facebook.

Të ngjashme