Rama reagon për bllokimin e foltores së Kuvendit nga PD: S’kanë ide dhe duan sherr

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 09:21 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi përmes rrjeteve sociale protestën e opozitës në Kuvend, ku bllokoi foltoren në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Deputetët e PD kërkuan ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, ndërkohë që mazhoranca kërkoi shtyrjen për seancën tjetër.

Këtë protestë të opozitës, Rama e interpreton si pasojë e “mungesës së ideve” nga ana e opozitës.

“S’kanë ide dhe duan sherr. U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren. A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme