Rama: Shtyhet sërish kësti i kredive

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se e ka nënshkruar marrëveshjen me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive.

“Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″.

Po ashtu, Rama njoftoi se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi./ A2 CNN

Të ngjashme