Rama takon ish-sekretarin amerikan Pompeo

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me ish-sekretarin amerikan Mike Pompeo.

Rama tha se me Pompeon ka folur për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”- tha Rama.

Ish-sekretari i ShBA-së gjendet për një vizitë në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – ShBA.

Të ngjashme