Ekonomia Online
FUNDIT

Rama vazhdon me fjalët e shenjta: Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër

Rama vazhdon me fjalët e shenjta: Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Thomas Aquinas në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit. “Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër”, citoi Rama fjalët e Aquinas. Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Thomas Aquinas në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër”, citoi Rama fjalët e Aquinas.

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.

Thomas Aquinas ishte teolog italian, që shërbeu si prift katolik. Ai njihet edhe me emrin Doktor Angjeli. Doktrina dhe shpjegimet e tij njihen edhe si tomizëm

Të ngjashme