Ramadani: Aleanca zgjedh Kryesinë e re dhe funksionalizon organet e partisë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka njoftuar për zgjedhjen e Kryesisë së re të partisë dhe funksionalizimin e organeve të saj të brendshme.

Përmes një postimi, Ramadani ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka zgjedhur përbërjen e re të Kryesisë, ndërsa janë themeluar edhe strukturat e tjera partiake, përfshirë Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve të Aleancës.

Ai ka vlerësuar se Kryesia e re përfaqëson një ndërthurje mes përvojës dhe energjisë së re, me synim udhëheqjen me përgjegjësi të proceseve politike dhe organizative të Aleancës.

Sipas Ramadanit, funksionalizimi i këtyre organeve paraqet një hap të rëndësishëm në organizimin dhe forcimin e mëtejmë të strukturave të partisë.

Të ngjashme