Ramadani: Atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se të gjitha masat që po merren, edhe pse mund të duken të padrejta për çdonjërin, e kanë për qëllim shpëtimin e jetëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani e ka krahasuar situatën në të cilën gjendemi dhe masat që po ndërmerren me dritën e kuqe në semafor.

Sipas tij, atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës.

“Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës! Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!”, ka shkruar Ramadani.

Semafori i kuq!A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?Po. Por qëllimi i…

Gepostet von Naser Ramadani am Montag, 11. Mai 2020

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej këtyre mostrave të testuara, 14 kanë dalë pozitive.

“Sot më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Peja, Vushtrria dhe Prishtina.

Deri tani në gjithë vendin janë konfirmuar 884 raste me coronavirus. Prej këtij numri, 655 persona janë shëruar, derisa 28 kanë vdekur.

Të ngjashme