Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se kanë hyrë në ditën e katërt të bllokadës që kur deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.
Sipas tij, secila vonesë e dëmton drejtpërdrejtë xhepin e familjeve kosovare.
“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Postimi i tij i plotë:
DITA 4 E BLLOKADËS:
Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 centë.
Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare.
Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve!
Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!