Ramadani drejtuar Haxhiut dhe Deharit: Personi që kërcënoi Haradinajn nuk ishte mërgimtar, pse e latë të hyjë në kuvend sot?

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me praninë e personit, që sipas tij nuk ishte mërgimtar, i cili kërcënoi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës kur institucioni ishte i hapur për mërgimtarët.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Ramadani ka ngritur disa pyetje drejtuar U.d Presidentes Albulena Haxhiu dhe deputetit Avni Dehari, duke kërkuar sqarime se kush e kishte ftuar personin në Kuvend dhe kush kishte mundësuar hyrjen e tij.

Ramadani pretendon se personi në fjalë nuk ishte mërgimtar dhe ngre gjithashtu pikëpyetje lidhur me njohjet e tij me përfaqësues të VV-së.

“Duhet të jepni përgjigje”, ka shkruar Ramadani, duke renditur pesë pyetje, ndër to: kush e ftoi personin në Kuvend, kush e lejoi të hyjë, nëse VV-ja e njeh dhe në çfarë rrethanash, si dhe pse iu hapën dyert e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Ramadani paralajmëron se, sipas tij, “shumë detaje do të dalin” lidhur me rastin dhe persona të tjerë.

Të ngjashme