Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka thënë se po pengohet puna e Institutit me kërkesat që po bëhen nga Komisioni për Shëndetësi, raporton Ekonomia Online.
“Instituti është në pandemi dhe gjatë pandemisë nuk bëjmë raporte. Të dhënat i keni publike”, ka thënë ai kur kryesuesja e Komisionit Albena Reshitaj ka kërkuar që zyrtarisht tu dërgohet raport për numrin e testimeve numrin me të infektuar në secilën komunë që kur është përhapur pandemia.
Ramadani ka reaguar ashpër edhe kur nga Reshitaj është pyetur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për një version të ri të Covdi-19 që sipas saj është shfaqur në Angli.
Ndërsa Ramadani ka reaguar duke kërkuar që të bëhen pyetje profesionale dhe specifike, raporton EO.
Deputetët poashtu thanë se Ramadani s’ka qenë i ftuar për raportin në Komisionin për Shëndetësi, ndërsa ministri Zemaj, tha se ai e ka ftuar atë.