Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me publikimin e një fotografie të rreme, për të cilën Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar falje.
Në një postim të tij, Ramadani ka thënë se kërkim-falja nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar përgjigje për mënyrën se si fotografia është siguruar dhe publikuar.
“Demaskimi juaj nuk do të ndalet. Deri në fund do t’ju demaskojmë”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka hedhur gjithashtu akuza ndaj kundërshtarëve politikë, duke pretenduar se po bëjnë “luftë hibride kundër Kosovës për vite të tëra”.
“Do të vijë një ditë edhe në Kosovën tonë ku ligji do të jetë mbi të gjithë!”, ka përfunduar Ramadani.