Ramadani thotë se të prekurit me Coronavirus janë në gjendje stabile, komenton zgjedhjet në Podujevë

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 12:21 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjendja e tre personave të prekur me Coronavirus është stabile ka konfirmuar Naser Ramadani, drejtor i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), raporton Ekonomia Online.

Ai tha se IKShP-ja ka testuar 140 raste, ku tre kanë rezultuar pozitiv. Ai bëri apel që qytetarët të kenë kujdes dhe mos paraqiten në Infektivë nëse nuk kanë simptoma.

“IKShP-ja ka testuar 140 prej tyre 3 pozitive”.

Ai tha se personi i tretë i infektuar është 39 vjeçar. Për zgjedhjet në Podujevë Ramadani tha se asnjë indikator nuk ka treguar se kjo komunë mund të rrezikohet për shfaqjen e sëmundjes.

“Procedurat e zgjedhjeve kanë qenë të parapara edhe kanë pasur mundësi të ndërpritet nëse kish pasur rrezik. Asnjë indikator s’ka lajmëruar se në Podujevë ka rrezik për shfaqjen  e sëmundjes. KQZ-së i janë dërguar udhëzues si të mbrohen”, tha ai.

Ai bëri apel për qytetarët të kenë kujdes mos të paraqiten në infektive nëse nuk kanë simptoma.

“Bëjë apel të gjitha familjet të qëndrojnë në vetë karantinë, bëj apel që të vete përmbahen s’ka mundësi asnjë shtet në botë t’i kontrolloj personat qe janë në vetë karantinë. Vetë karantina është terapia më efikase”, tha ai

Ndërsa për mjekët nga Vitia të cilët kanë ankesa se nuk janë testuar, Ramadani tha se do të testohen në momentin që shfaqin shenja klinike, raporton EO.

Image may contain: 3 people

LEXONI EDHE:

Të ngjashme