Ramadani: Transformimi i FSK-së në ushtri, proces i pakthyeshëm

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 08:30 | Nga

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është proces i pakthyeshëm dhe i sigurt.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka vlerësuar se ky proces garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që çështja e formimit të ushtrisë të bëhet pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky proces është në rrugën e mirë dhe nuk ndërlidhet me asnjë proces tjetër.

Ramadani ka folur edhe për qeverisjen Haradinaj. Ai ka thënë se kjo Qeveri është më dinamikja që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme