Ramosaj: Disa shkolla sot mbajtën mësim

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka konfirmuar për Ekonomia Online se disa shkolla në këtë komunë nuk janë në grevë dhe kanë zhvilluar mësimin normalisht.

“Po ashtu është, disa shkolla sot nuk janë në grevë, por për diçka më zyrtare do ju njoftojmë më vonë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

I gjithë sistemi arsimor tash e 7 ditë janë në grevë. Ndërkaq sot u raportua se në komunën e Deçanit dhe Junikut disa shkolla kanë nisur mësimin .

Kryeministri Haradinaj mbrëmë vonë ka marrë vendim për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit. Por, SBAShK-u nuk po e pranon rritjen prej 10 për qind. Ata po kërkojnë që të rritet koeficienti për 30 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme